7 Janar 2017 - 12:18
I janë nënshtruar të premten testit me shkrim 47 konkurrues për 8 vende të lira të pune, që janë shpallur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Pejë.
Për 4 vende të punës si mjek të përgjithshëm, testit i janë nënshtruar 12 veta. Ndër ta ishin edhe tre mjekë të ri të moshës 26 dhe 27 vjeç, prej të cilëve deri tashti asnjëri nuk kishte punuar. “Kam diplomuar që një vit e gjysmë dhe ende jam pa punë. Kjo është hera e tretë që po konkurroj në një konkurs dhe shpresoj të pranohem”, thotë Flora Baloku.
Para gati një viti Fakultetin e Mjekësisë e ka përfunduar edhe Saranda Daci, e cila për herë të dytë i nënshtrohet testit në një konkurs për mjekë. Bashkë më to ishte edhe 27- vjeçari Alban Thaçi, i cili ka diplomuar mjekësinë në shtator të vitit të kaluar.
“Edhe unë për herë të dytë po konkurroj në një konkurs me shpresën se do të punësohem”, thoshte Thaçi. Që të tretë nuk e përjashtojnë mundësinë që nëse nuk pranohen edhe këtë herë, që ndoshta të mos konkurrojnë në konkurset e tjera dhe të shikojnë mundësinë që të ikin jashtë vendit sikur shumë kolegë tjerë të tyre.
(Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...