7 Janar 2017 - 11:15
Kjo tashti po lë efekte negative te qytetarët e Gjilanit, të cilët paguajnë shërbimet ndaj kësaj kompanie . Gjilanasit kanë mbetur pa dy shërbime bazike siç është mbledhja e mbeturinave dhe pastrimi i qytetit, sepse punëtorët e kompanisë “Eko Higjiena” tashmë e disa ditë gjenden në grevë, duke kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna dhe plotësimin e kushteve të punës për punëtorët siç është rritja e pagës, furnizimi me veshmbathje dhe largimin nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, Senad Ramaj të cilin e akuzojnë për keqpërdorime.
Mirëpo qeverisja komunale, e cila drejtohet nga kryetari Lutfi Haziri nuk po mund të gjejë një zgjidhje, ngase grevat janë duke u përsëritur dhe se tensionet janë të mëdha midis menaxhmentit dhe punëtorëve. Por telashet e brendshme të kësaj kompanie janë duke u parë në terren ku shumica e trotuareve në brendësi të qytetit të Gjilanit ku edhe është frekuentimi më i madh i njerëzve kanë mbetur pa u pastruar nga reshjet e fundit të dëborës.
(Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...