7 Janar 2017 - 09:06
Në atë objekt operatori përfitues parasheh ndërtimin e një qendre për përkujdesjen e të moshuarve me kushte bashkëkohore. Në këtë konkurs të shpallur nga komuna në muajin gusht dhe që ka qenë i hapur deri në fund të muajit tetor, kishte konkurruar edhe një konsorcium tjetër i specializuar, austriako-kosovar. Miratimin përfundimtar për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të objektit dhe të dy ngastrave kadastrale, pronë komunale, e ka bërë Kuvendi Komunal në seancën e tij të fundit.
Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, që ka qenë edhe kryetar i komisionit, thotë se komisioni do të përcjellë punën e kompanisë fituese që a po i përmbahet veprimtarisë për çka ka konkurruar dhe fituar.
Sipas Abazajt, komuna nuk do të hezitojë që, pavarësisht që i është dhënë në shfrytëzim për 45 vjet, menjëherë më ia ndërpre kontratën. “Ne decidivisht e kemi cek me një pasus në kontratë që veprimtaria të jetë e njëjtë pa mundësi të ndryshimit. Komisioni e verifikon dhe mundet me ia shkëputë kontratën nëse nuk e bën të njëjtën gjë.
(Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...