Koci paralajmëron lirimin e shpejtë të Haradinajt

6 Janar 2017 - 22:22      

Arianit Koci, avokat mbrojtës i Ramush Haradinajt përmes një njoftimi bërë në profilin tij në Facebook ka bërë me dije se kërkesa për lirimin e këtij të fundit është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se ekipi mbrojtës i Z. Haradinaj në koordinim të plotë, është duke punuar instensivisht që ish-Kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Koci, përcjell koha.net. “Kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata. Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Z. Haradinaj dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundojë së shpejti”, ka shtuar ai.

I pyetur nga KTV-ja se sa kohë mund të marrin procedurat, Koci ka thënë se kjo është e paparashikueshme.

“Varet prej gjyqtarëve se sa kohë ju duhet, por nuk shkon gjatë”, i ka thënë Koci KTV-së.

Haradinaj u arrestua të mërkurën pasdite në Euro-aeroportin Basel Muluz Freiburg. Ai shoqërohej me pjesëtarë të familjes, kur policia e ndaloi, duke u bazuar në fletarrestimin ndërkombëtar. Serbia ka kërkuar menjëherë ekstradimin e tij në këtë shtet, kërkesë që nuk pritet të merret parasysh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...