Gjendja nëpër rrugët e Ferizajt

6 Janar 2017 - 16:43      

Në orët e mbrëmjes, zyrtarë nga shtabi i gatishmërisë, kanë vizituar edhe një herë rrugët e Ferizajt dhe të disa fshatrave përreth, për të parë gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të pandërprera të borës, gjatë dy ditëve të fundit.

Udhëheqësi i këtij shtabi dhe kryetar i komunës, Muharrem Svarqa, qëndroi në Talinoc të Muhaxherëve, së bashku me komandantin e stacionit të policisë së Ferizajt Qazim Reka.

Kryetari Svarqa tha se gjendja në terren tregon se situata është më e mirë se në mëngjes dhe po punohet që rrugët të jenë të kalueshme në tërë territorin e komunës së Ferizajt, pjesa më e madhe e të cilave janë hapur gjatë ditës për qarkullim.

Kryetari i Ferizajt bëri të ditur se shtabi do të kujdeset pandërprerë, derisa gjendja të stabilizohet plotësisht.

Ndërsa komandanti i stacionit policor, Qazim Reka tha se gjatë ditës, përkundër vështirësive në qarkullimin e automjeteve, nuk janë shënuar aksidente serioze.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...