Bora ka vështirësuar qarkullimin në disa lokalitete të Podujevës

6 Janar 2017 - 15:22      

Reshjet e borës në Komunën e Podujevës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore në lokalitete të ndryshme, si pasojë e erërave të forta që po krijojnë ortekë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Për të parë nga afër gjendjen e krijuar në terren nga reshjet e borës, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, ka vizituar disa fshatra.

Gjatë vizitës në terren është konstatuar se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit ka angazhuar tërë mekanizmin e saj dhe ekipet për të bërë pastrimin e borës dhe hapjen e rrugëve, si në qytet ashtu edhe në fshatra.
Prioritet në mirëmbajtjen e rrugëve i është dhënë qasjes në institucionet shëndetësore, pacientëve me hemodializë dhe rasteve të ndryshme emergjente.

Për shkak të krijimit të orteqeve të borës një ekip vazhdimisht është duke u përkujdesur për të mbajtur të hapur rrugën Bellopojë - Dyz, që kalon kah Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe segmentet rrugore që lidhin fshatrat me rrugët rajonale dhe rrugën magjistrale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...