Bllokohen fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës

6 Janar 2017 - 13:43      

Erërat e fuqishme, të përcjella më fërfëllizë, kanë vështirësuar gjendjen në rrugët e komunës së Mitrovicës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kjo gjendje në rrugët e fshatrave të Shalës së Bajgorës, që lidhin me rrugën kryesore rajonale që shpie për në Podujevë, është jashtëzakonisht e rëndë, dhe si pasojë e kësaj, fshatrat kanë mbetur të bllokuara.

Banorët e këtyre fshatrave mund të lëvizin vetëm këmbë deri në rrugën rajonale, e cila është e kalueshme vetëm deri në Bare, ndërsa tutje për në Bajgorë, Kaqandoll e Podujevë është e bllokuar. Mirëmbajtja e kësaj rrugë është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar gjatë natës disa fshatra të rajonit të Shalës së Bajgorës, por nuk ka mundur të depërtoj për në Kovaçicë, për shkak të ortekëve të borës që kishin mbyllur rrugët.

Edhe gjatë ditës së sotme, kryetari Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, ka vizituar këtë rajon, por nuk ka mund të shkoj më larg se në fshatin Bare, pasi që edhe rruga rajonale që shpie për në Podujevë, ishte bllokuar nga fshati Bajgorë e tutje, nga ortekët e borës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...