Vetëvendosje ankohet se nuk po i përgjigjet Ekzekutivi

6 Janar 2017 - 13:21      

Anëtarët e Ekzekutivit të Podujevës janë akuzuar nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po u përgjigjen pyetjeve që po ua parashtrojnë gjatë mbledhjeve të Kuvendit Komunal.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, ka thënë se me përjashtime të vogla, në shumicën e rasteve nuk kanë marrë përgjigje nga Ekzekutivi për çështjet e ngritura.

“Duke u nisur nga Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 39 lidhur me të drejtat e anëtarit të Kuvendit të Komunës, Statuti i Komunës - neni 33.7 dhe Rregullorja e punës së Kuvendit ku këshilltarët kanë të drejtë të kërkojnë informacione dhe sqarime nga Ekzekutivi që nevojitet për ushtrimin e funksionit të këshilltarit, kjo te ne nuk po ndodhë”, ka thënë Haki Rudari në njërën prej seancave të Kuvendit Komunal të Podujevës, shkruan sot më shumë Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...