Gjykata e tenderëve anulon sërish vendimin për ndërtim ujësjellësi

6 Janar 2017 - 11:35      

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar vendimin e Komunës së Dragashit për dhënien e kontratës për aktivitetin e prokurimit "Ndërtimi i ujësjellësit në Dragash - vazhdimi i punimeve" dhe ka urdhëruar autoritetet komunale që t’i zbatojnë dy vendimet e mëparshme të këtij organi lidhur me këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

Në urdhëresën e OSHP-së konfirmohet miratimi i ankesës së operatorit ekonomik “Puna & K-Ing” kundër vendimit të Komunës së Dragashit për këtë aktivitet të prokurimit.

"Anulohet vendimnjoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Dragashit lidhur me aktivitetin e prokurimit "Ndërtimi i ujësjellësit në Dragash - vazhdimi i punimeve"...Urdhërohet Komuna e Dragashit që për këtë aktivitet të prokurimit t’i zbatojë vendimet paraprake të OSHP-së, vendimin e 8 shtatorit 2016 dhe vendimin e 27 tetorit 2016", shkruan në urdhëresën e OSHP-së.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...