Kryetari i Gjilanit kundërshton largimin e 17 punëtorëve nga puna

6 Janar 2017 - 10:33      

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ndërprerja e kontratave për 17 punëtorët e kompanisë së pastrimit “Eko- Higjiena” nga ana e menaxhmentit është veprim i paligjshëm, ndaj ka kërkuar rishikimin e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Në të kundërtën, Haziri ka thënë se do të marrë masa deri në shkëputjen e kontratës së partneritetit publiko-privat të nënshkruar në mes Komunës dhe partnerit austriak “Moser Group”.

Kryetari Haziri ka thënë se punëtorëve u ishte dhënë garanci nga ana e Komunës në takimet që kishin pasur me partnerin austriak se nuk do të sanksionoheshin për shkak të bojkotit të punës që kanë bërë vitin e kaluar. Ai ka thënë se marrëdhëniet e tensionuara në mes menaxhmentit dhe punëtorëve duhet të relaksohen, në të kundërtën Komuna do të detyrohet që të marrë masa të cilat nuk i preferon.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...