Ferizaj në gjendje emergjente

6 Janar 2017 - 09:08      

Reshjet e pandërprera të borës dhe era që po krijon ortekë të vazhdueshëm, e ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Ferizajt, duke i bërë shumicën e rrugëve vështirë të kalueshme. Për këtë arsye, njofton kumtesa komunale, ekzekutivi komunal ka formuar shtabin emergjent dhe është mobilizuar për ta përballuar këtë situate, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa tha sot herët në mëngjes se i tërë stafi i tij është në gjendje gatishmërie dhe po përpiqet të mobilizojë të gjitha burimet njerëzore dhe teknike për t’u dalë ndihmë qytetarëve, ndërkohë që disa nga kompanitë më të mëdha që veprojnë në këtë komunë, tashmë gjenden në terren duke pastruar borën nga rrugët.

Kryetari Svarqa gjithashtu u bëri thirrje kompanive të tjera publike e private, që kanë mekanizëm adekuat për pastrimin e borës, institucioneve dhe qytetarëve që të mobilizohen për ta tejkaluar situatën e krijuar nga reshjet e fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...