Nis pastrimi i aksit rrugor Kaçanik – Hani i Elezit ku mbetën të bllokuar rreth 1 mijë udhëtarë

5 Janar 2017 - 21:25      

Dëshmitarët që kanë dërguar në adresë të portalit Koha.net fotografitë dhe informatën për bllokimin e aksit rrugor mes Hanit të Elezit dhe Kaçanikut, kanë treguar se ka nisur pastrimi i këtij aksi.

Kjo ka ardhur vetëm disa minuta pas publikimit të lajmit në Koha.net.

Bëhet fjalë për rreth 300 deri në 400 vetura të bllokuara me rreth 1 mijë udhëtarë.

Kujtojmë se diku rreth 10 centimetra është trashësia e borës që ka bllokuar pothuajse tërësisht aksin rrugor mes Hanit të Elezit deri te ura e metalit në hyrje të Kaçanikut.

Sipas dëshmitarëve aty kolona nuk po lëvizte fare. Kësisoj janë bllokuar edhe kamionë të mëdhenj që e kanë bllokuar tërësisht rrugën.

Po sipas tyre askush nuk ishte angazhuar për pastrimin e kësaj pjese të magjistrales që lidh Prishtinën me Shkupin.


Rreth orës 22:15, bëhet me dije se rruga ka nisur të zhbllokohet dhe makinat të lëvizin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...