5 Janar 2017 - 20:30
Kjo për faktin se të gjitha Web faqet e komunave në tërë vendin janë jashtë funksionit, duke pamundësuar kështu qasjen në informata të ndryshme, raporton KTV.
Njëra ndër komunat, të cilave ky mosfunksionim i faqes zyrtare po u shkakton vështirësi në punë, është edhe komuna e Klinës.
Zyrtarë të Administratës së kësaj komune hedhin kritika të shumta në adresë të Ministrisë së Administrimit të Pushtimit Lokal, pasi sipas tyre, këta të fundit kishin paralajmëruar se këto faqe do të rregulloheshin më 4 janar.
Ankesa për mosfunksionim të Web faqeve kanë edhe zyrtarë të komunës së Prishtinës. Por, për Ministrinë e Administrimit, çdo vonesë arsyetohet, pasi është duke u punuar në të gjitha faqet zyrtare të komunave në mënyrë të njëjtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...