Haziri optimist se projektet e mëdha për këtë vit do të realizohen

5 Janar 2017 - 16:19      

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është optimist se do të realizohen të gjitha projektet e mëdha të parapara për vitin 2017.

“Sot në Komunë ka filluar normalizimi i aktiviteteve dhe i angazhimeve konkrete në përputhje me programin e vitit 2017. Bordi i Drejtorëve ka marrë angazhime konkrete sa i përket rishikimit të prioriteteve dhe planifikimit të prokurimit, si bazë ligjore e cila kërkon planifikimin e drejtë dhe fillimin e shpenzimit të mjeteve publike”, ka thënë Haziri pas takimit të Bordit të Drejtorëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ai ka shfaqur besimin se programin e investimeve të mëdha, të parapara për këtë vit, Komuna do ta arrij ta përmbushë me sukses.

“Komuna e Gjilanit sivjet është njëra prej përfituesve më të mëdha të investimeve dhe duke pasur parasysh nevojën e madhe që ka komuna dhe investimet e planifikuara, besoj shumë që në faza të caktuara ne do të arrijmë t’i përmbushim të gjitha këto obligime edhe në infrastrukturë publike dhe në programet tjera me qeverinë amerikane dhe me qeveritë tjera të Europës”, tha Haziri.

I pari i Gjilanit ka informuar se qytetarëve do t’i jepet shtatë ditë kohë për propozimet e tyre në infrastrukturë dhe në sektorë tjerë, në mënyrë që programi ta marrë formën e prerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...