5 Janar 2017 - 14:38
Por me intervenimin e autoriteteve komunale përmes kompanisë së kontraktuar, rrugët janë bërë të kalueshme në zonat urbane dhe rurale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Që në orët e hershme të mëngjesit kompania e kontraktuar nga Komuna ka intervenuar në pastrimin e rrugëve të Sferkës, Volljakut, Dushit, Ujmirit, Jashanicës, Siqevës, Dobërdolit, Çabiqit, Kpuzit, Qeskovës, Shtupelit e rrugë të tjera si dhe në qytetin e Klinës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se katër kamionë janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e rrugëve në të gjitha pjesët e komunës së Klinës sidomos në zonat malore, ku në mëngjes është raportuar për sasi më të madhe të borës.
Zyrtarët komunalë apelojnë te shoferët e automjeteve që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore dhe të kenë kujdes në ngasjen e automjeteve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...