Procedurat tenderuese - peng i komplikimeve ligjore në Pejë

5 Janar 2017 - 08:40      

Komuna e Pejës vjet është përballur me probleme të shumta në sferën e prokurimit publik, shkruan sot Koha Ditore.

AAK-ja opozitare e pranon se problemi është rënduar edhe më nga të metat që ka Ligji për Prokurim.

“Për korrektësi po them se Ligji për prokurim është i koklavitur, por Zyrën për Prokurim e kanë përcjellë të meta të mëdha dhe kjo është konstatuar edhe në raportin e auditorit të jashtëm. Pra, si fajtore unë e shoh komunën për shkak të punës joprofesionale të Zyrës së prokurimit dhe si rrjedhojë kanë ardhur të gjitha këto zvarritje të procedurave të tenderëve”, thotë Naimi Sahiti, zyrtar i AAK-së në Pejë.

Në Zyrën e prokurimit nuk i marrin të gjitha fajet mbi vete. Shumicën ua lënë ankesave të operatorëve, pa përjashtuar edhe Ligjin e plotësuar të prokurimit vitin e kaluar. Sipas drejtuesve të kësaj zyre, operatorët kanë krijuar edhe një lloj “konflikti” jo vetëm me autoritetin kontraktues, por edhe mes operatorëve të tjerë dhe ankesat e tyre jo rrallë, siç thonë në këtë zyrë, kanë qenë edhe të qëllimshme vetëm që të zvarrisin procedurën e tenderit, për “inat” të operatorit tjetër.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...