Peja përfiton 362 mijë euro donacion nga “Demosi” zviceran

4 Janar 2017 - 09:14      

Në përmbyllje të vitit 2016, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nënshkruar me drejtuesit e programit “Demos” të organizatës zvicerane HELVETAS - Swiss Intercooperation një marrëveshjen për bashkëfinancim të 12 projekteve të reja infrastrukturore në Pejë.

Të gjitha projektet janë orientuar në ndërtimin e hapësirave publike me gjelbërim, kubëzim dhe ndriçim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vlera e përgjithshme e 12 projekteve të bashkëfinancuara është rreth 670 mijë euro. Prej këtyre mjeteve 362 mijë euro do të jenë donacion i organizatës zvicerane derisa pjesa tjetër do të plotësohet me mjete të buxhetit komunal.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...