3 Janar 2017 - 23:20
Ata thonë se disa herë janë ankuar në Komunë dhe në KEDS, por nuk është ndërmarrë asgjë, raporton KTV.
Për shkak të mospërmirësimit të kësaj gjendjeje, këta banorë kane vendosur që të mos i lënë punëtorët e KEDS-it t’ua lexojnë njehsorët.
Si pasojë e rrymës së dobët, ata nuk kanë as ujë për pije. Ata thonë që janë ankuar disa herë për këtë gjendje, por askush nuk u ka dalë në ndihmë.
Por në komunën e Gjakovës, premtojnë që në janar të vitit të ardhshëm ky problem do të zgjidhet.
Edhe në KEDS pohojnë të njëjtën gjë, duke thënë që ketë lokalitet e kanë vendosur në kuadër te investimeve dhe shumë shpejt do të kryejnë investimet, në mënyrë që të ketë shërbime kualitative dhe të sigurta.
Me një problem të ngjashëm si të fshatit Muhadër, ballafaqohen edhe katër fshatra të tjera të kësaj komune. Por KEDS-i thotë se të gjitha janë futur në kuadër të planit investiv.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Banorët e Muhadrit dëbojnë punëtorët e KEDS-it... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...