Foto: Koha

Shpikësi i gjeneratorit me dridhje

3 Janar 2017 - 15:05      

Mësimdhënësi 39- vjeçar i shkollës së mesme teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, Luan Hoxha, nga Sllatina e Vitisë, pas një periudhe sfiduese ka arritur të projektojë një gjenerator për prodhimin e energjisë elektrike me zhvendosje dhe dridhje.

Ky gjenerator tashti mund të aplikohet për prodhimin e energjisë elektrike në sisteme të vogla dhe sisteme të mëdha, derisa Hoxha e ka patentuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave në Shqipëri në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shkruan “Koha Ditore”.

Ky gjenerator mund të aplikohet në çdo automjet derisa vendoset në goma dhe gjatë rrotullimit të tyre gjeneratori e shfrytëzon peshën e automjeteve të koncentruara në rrota për të prodhuar energji.

Përveç kësaj ai, mund të vendoset edhe në goma të maunave, pastaj edhe në goma të motoçikletave. Ndërkaq në sisteme të mëdha aplikohet për ndërtimin e centraleve të mëdha energjetike, të cilat mund të ndërtohen edhe nën rrugët automobilistike, nën hekurudha, nën gjatësinë e rrjedhës së lumit etj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...