Foto: Koha

“Diplomati” zdrukthëtar

3 Janar 2017 - 10:00      

I ka bërë gati 20 vjet shkollë, por nuk po i hyjnë asgjë në punë. Ligjëruesit të një kolegji privat i është dashur t’i kthehet zanatit të babës.

Të gjitha vitet tjera në shkollë, fakultet e master, sikur i kanë shkuar kot. Atij i është dashur t’i kthehet punës prej zdrukthëtari. T’i kthehet zanatit të moçëm, shkruan “Koha Ditore”. Atë që kishte nisur ta mësojë që në klasën e parë fillore. Atë që nuk e lë pa bukë!

Historia e Fatmir Fazliut (1979) nga fshati Letanc i Podujevës nuk do të ishte interesant për vendet perëndimore ku profesioni mund të “ndërrohet” për qejf me ndonjë zanat. Por, Fatmiri këtë e ka bërë më shumë nga zori. Por, kështu thotë se jeton më dinjitetshëm. Më rehat.

Sepse nuk do që ta shtrijë qafën para politikanëve, të cilët do të mund t’i bënin “zgjidhje”, por që do t’i duhej të bëhej shërbëtor i tyre. Megjithatë, ai kurrë nuk e kishte menduar se do të plakej në zanatin që e mori nga babai i tij. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...