Foto: Koha

Të verbrit që sfidojnë jetën në çdo vendkalim

2 Janar 2017 - 18:00      

Të kalosh një vendkalim edhe kur nuk ke probleme me të parë është një sfidë e jashtëzakonshme përballë ngasjes së shpejtë të makinave rrugëve në qytetin e Pejës. E për një të verbër apo me të parë të dëmtuar, kalimi i këtyre rrugëve është një sfidë e veçantë.

Kjo është sfida e përditshme e nxënësve të shkollës për persona të verbër dhe me dëmtime në të parë “Xheladin Deda”, shkruan “Koha Ditore”.

Kjo shkollë speciale në Pejë është e vetmja në vendin tonë për këtë grup të personave me nevoja të veçanta, dhe ,megjithatë, mungon infrastruktura përkatëse rrugore që do t’u ofronte një siguri më të madhe në lëvizjen e tyre jashtë oborrit të shkollës, ku edhe i pret rreziku i parë çdo ditë.

Në vendkalimin e vetëm para kësaj shkolle ende nuk ka semafor akustik që do t’i paralajmëronte ngasësit për ndalimin e makinës.

Gjithashtu, në atë vend mungon edhe sinjalizimi me shenjë vertikale me vija paksa të thepisura, që në shkelje i ndihmon nxënësit e verbër të mos dalin jashtë zebrave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...