2 Janar 2017 - 14:02
Të shkapërderdhura, disa po nxirrnin qymyr e disa të tjera po mihnin shtresën e dheut. Ato çdo ditë po u afrohen shtëpive të fshatit Hade, në perëndim të Obiliqit, ndërkohë që banorët vazhdojnë të qëndrojnë në to, shkruan “Koha Ditore”.
Edhe ëndërr kanë filluar t’i shohin këto makineri që po ua mihin dheun nën këmbë. Pritja e gjatë për t’u zhvendosur është shndërruar në një makth për ta.
Toka mbi të cilën jetojnë këta banorë është përplot pasuri, por rruga “Minatori” që shkelin çdo ditë, rreth 5 kilometra larg qytetit, është përplot gropa e baltë.
Korporata Energjetike e Kosovës, e cila përfiton më së shumti nga pasuria e këtij fshati, akuzohet nga banorët se i ka lënë në pritje të zhvendosjes, që nuk po ndodh. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...