Këndej murit në Mitrovicë, festë me fishekzjarrë, këndë e valle – andej qetësi [video]

1 Janar 2017 - 19:18      

Me fishekzjarrë, muzikë, valle e pije ka nisur viti i ri në Mitrovicë.

Edhe pse 2016-a nuk ishte nga vitet më të mira për këtë qytet, kjo nuk e ndali festën, raporton KTV.

Aktiviteti qendror u zhvillua në “Sheshin festiv”, prej nga i pari i këtij qyteti uroi qytetarët, duke shpresuar në një vit më të mirë.

Ky ishte organizimi i parë i tillë, për pritjen e vitit të ri në Mitrovicë që nga paslufta.

Për aktivitetin që filloi 10 ditë para fundit të vitit që lamë pas u përkujdesën dy organizata joqeveritare, bizneset private dhe Komuna.

Atmosferë më e zbehtë ishte tek ura kryesore mbi lumin Ibër.

Edhe viti 2017 e gjen Mitrovicën të ndarë. Përkundër se, gjatë vitit që lamë pas, pati shumë premtime dhe afate për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje, së fundmi në pjesën veriore, pak metra larg urës, është ndërtuar edhe një mur.

E, megjithëse 2016-n e konsiderojnë vit të keq për Mitrovicën, qytetarët festuan jo më larg se 150 metra nga ura.

Ndërsa, të vogla i kanë shpresat se 2017-a do të sjellë diçka më të mirë për këtë qytet.

Pos festës në “sheshin festiv”, pothuajse të gjitha lokalet e dyqanet kanë qenë të mbyllura.

Në Mitrovicën Veriore është raportuar për vobektësi në festën e ndërrimit të motmoteve.

 


Këndej murit në Mitrovicë, festë me... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...