Prizrenasit duan punësim e lëvizje të lirë nga 2017-a, një kërkesë e kanë edhe zjarrfikësit [video]

1 Janar 2017 - 19:16      

Është viti i katërt që Armend Kocaj ndërrimin e motmoteve e pret në vendin e tij të punës.

Kocaj, që prej kohësh është i punësuar si zjarrfikës në Prizren, pohon që do të donte të ishte me familjen, por thotë se puna që bën nuk ka orar dhe se ndihet krenar që është në shërbim të popullit, raporton KTV.

Zjarrfikësit, pesë sa ishin në turnin e natës, thonë se ky numër është shumë i vogël në krahasim me rastet që ballafaqohen ata, por shpresojnë që në vitin 2017 të rritet numri i punëtorëve.

Pas vizitës së bërë zjarrfikësve, ekipi ynë zbriti edhe në “Shadërvan” për të parë se si po festohej pritja e vitit të ri.

Numër i vogël i qytetarëve të Prizrenit kanë zgjedhur sheshin “Shadërvan” që të presin ndërrimin e motmoteve, duke uruar që viti 2017 të jetë shumë më i mirë se ai parapraku.

Komuna e Prizrenit, ashtu si viteve të kaluara, nuk kishte organizuar ndonjë aktivitet për ta shënuar ndërrimin e motmoteve, përveç dekoreve të zakonshme.

Festimet në këtë qytet kanë kaluar pa ndonjë incident.


Prizrenasit duan punësim e lëvizje të lirë nga... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...