Në Pejë e Gjakovë çdo vit më pak entuziazëm për ta pritur jashtë Vitin e Ri [video]

1 Janar 2017 - 19:12      

Në vigjilje të Vitit të Ri 2017, vetëm shitës ambulantë të fishekzjarrëve, taksistë dhe shumë rrallë edhe këmbësorë mund të hasësh në Gjakovë.

Kjo tabelë elektronike ua uron qytetarëve Vitin e Ri, ndërsa një pëllëmbë poshtë saj, një altoparlant emeton muzikë festive, raporton KTV.

Organizimi komunal, përfshirë këtë tunel të improvizuar festiv në qendër dhe këtë pemë të Vitit të Ri në “Qarshinë e Vjetër”, ndalon me kaq.

Por, edhe në Pejë ndërrimi i motmoteve nuk pritet kolektivisht, derisa një numër policësh kanë dalë në shesh për sigurinë e këtyre pak qytetarëve.

Pas hyrjes në vitin 2017, frekuentimi i sheshit nis e shtohet nga të rinjtë.

Ata që shprehen në këtë ndërrim mot-moti, tregojnë për 2016-ën si një vit jo edhe aq të mirë, por shpresojnë mjaft për 2017, e sidomos liberalizim vizash për gjithë kosovarët.

Asnjë lëndim në njerëz apo dëm material nuk është raportuar të ketë ndodhur në Pejë a Gjakovë.


Në Pejë e Gjakovë çdo vit më pak entuziazëm për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...