Haziri vizitoi institucionet e kujdestarisë në natën e ndërrimit të moteve

1 Janar 2017 - 11:18      

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, natën e ndërrimit të moteve, e ka kaluar së bashku me familjen e tij dhe me qytetarët e Gjilanit në qendër të qytetit, e më pas ka vizituar të gjitha institucionet e kujdestarisë, që përkujdesen për rendin, shëndetin dhe sigurinë publike të qytetarëve.

Haziri fillimisht ka vizituar Policinë e Kosovës, e më pas Shërbimin e Zjarrëfikjes, Spitalin e Përgjithshëm dhe Ndihmën e Shpejt në kuadër të shëndetësisë primare, ku nga afër ka përcjellë gjendjen, e cila deri në këtë kohë ishte plotësisht e qetë me raste të vogla të shënuara, që sipas përgjegjësve të këtyre institucioneve, gjendja ka qenë e menaxhueshme dhe në kuadër të një dite të zakonshme e normale.

“Sonte kam vizituar të gjithë shërbimet dhe institucionet e kujdestarisë. Kujdestaria e institucioneve të rendit, të shëndetësisë dhe zjarrëfikjes të gjithë janë në detyrë dhe po bëjnë punën e tyre në përkujdesjen dhe ruajtjen e shëndetit e sigurisë për gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë, në mënyrë që nata më e gjatë e vitit të kaloj me qetësi. Është fat i madh që deri më tani nuk kemi asnjë rast të rëndë të raportuar si pasojë e aksidenteve që mund të ndodhin. Është natë e qetë, natë për të cilën shpresoj të kaloj për çdo familje me më të mirën të mundshme. Falënderoj ekipet e kujdestarisë, mjekët, zjarrëfikësit, organet e rendit dhe sigurisë dhe stafi tjetër kujdestarë, që meritojnë me të drejtë të quhen gardian të natës së vitit të ri 2017”, ka thënë Haziri.

Haziri më tej ka thënë se 2017-ta është vit i gjilanasve, falë mobilizimit financiar që është siguruar, jo vetëm nga qeveria e Kosovës, por edhe nga Banka Evropiane, edhe nga qeveri e Austrisë, nga qeveria Amerikane dhe qeveritë e shteteve mike të Kosovës dhe Gjilanin viti 2017 do ta karakterizoj me vit të kthesave të mëdha të infrastrukturës, siç është ndërtimi i Autostradës, i rrugëve të tjera lokale, investimi i fuqishëm në ujërat e zeza, në infrastrukturën shkollore në çerdhe të reja dhe investimet në kulturë, rini, sport dhe në të gjitha fushat tjera.

Viti 2017 ja kemi kushtuar poashtu edhe kolosit të madh, heroit Idriz Seferi, dhe kështu gjitha aktivitetet kulturore të Flakës së Janarit dhe aktiviteteve të tjera do ti kushtohen atij, deri në vendosjen e shtatores së tij në qendër të qytetit dhe njëkohësisht të bëhet rivarrimi i eshtrave të tij në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është organizuar edhe një koncert me solist gjilanas. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...