Vetëvendosje në Kamenicë: Pushtetarë komunalë, bëhuni gati për llogaridhënie

30 Dhjetor 2016 - 19:41      

“Sikur dy vitet e kaluara, edhe viti i tretë qeverisës i pushtetit të Begzad Sinani me aleatët e tij qeverisës, po përfundon me një mori dështimesh, vazhdim të premtimeve e gënjeshtave, fat ky që e ka përcjellë qytetarin e komunës që nga paslufta”.

Kështu ka shprehur bindjen dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë (Kamenicë), duke shtuar më pas se “Qeverisja e koalicionit aktual në këtë qytet, duke marrë për model qeverisjen e ish kryetarit Surdulli dha shumë premtime, kurse solli vetëm zhgënjim dhe keqqeverisje”.

“Krejt çka ditën këta të punojnë mirë, është akomodimi i tyre në funksionet politike që i kanë, duke dekoruar zyrat dhe duke blerë nga një veturë të re për shefat e koalicionit, të cilat buxhetit të varfër të komunës tonë, po i kushtojnë me mijëra euro shpenzime mujore. Gjithashtu, ndër punët që kanë ditur t’i bëjnë më së miri, janë punësimi i familjarëve të tyre dhe militantëve të subjekteve që përfaqësojnë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Këta erdhën me premtime që do të rrisin buxhetin, do të hapin fabrika me qindra vende të reja të punës, do të ndryshojnë gjendjen në arsim e shëndetësi, e në realitet po shkatërrojnë çdo gjë, thuhet më tej në njoftim.

“S’do shumë analizë dhe menjëherë vëren se këta duke keqmenaxhuar me buxhetin e komunës, duke punësuar militantë me kontrata mbi vepër, duke ndarë një normë në arsim për dy e më shumë militantë të tyre, të cilët paguhen me paga të plota, duke dëshmuar performancë të dobët në punën e tyre, duke korruptuar skajshmërisht aktivitetet e prokurimit, ku dëshmi për këtë e kemi edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm ose shembullin konkret ku Dardana është ndër komunat në Kosovë që drunjtë për ngrohje i paguan më së shtrenjti edhe pse jemi komunë eksplotuese e drurit në shumicën e Republikës së Kosovës”.

Vetëvendosje thotë se “këta abuzues të pushtetit, e mbyllën vitin 2016 me zero subvencione në bujqësi, me fare pak investime në infrastrukturë edhe atë falë donacioneve qendrore dhe organizatat ndërkombëtare, me një shëndetësi gjithnjë e më tepër të politizuar, me degradim të sistemit arsimor, pa kurrfarë kujdesi social për kategoritë në nevojë dhe me një administratë të politizuar e të demotivuar për punë”.

“Një qeverisje e tillë nuk i duhet Dardanës, andaj ju pushtetarë komunalë bëhuni gati për llogaridhënie”

Lëvizja Vetëvendosje në Dardanë, ua kujton edhe njëherë premtimet e dhëna që thotë se janë të parealizuara nga pushteti aktual: “Urën në fshatin Topanicë, funksionalizimin e Ujësjellësit Lagjen Qamëria, si dhe në fshatrat Koretin, Roganë, Shipashnicë e Epërme dhe Ulët, Koperrnicë dhe fshatrat tjera, shkollën e re në Berivojcë, Busavatë dhe në Krilevë, ambientet shkollore në të gjitha shkollat e komunës me kushte dhe standarde bashkëkohore, sallat e edukatës fizike në secilën shkollë, investime në infrastrukturë për mbështetje të bujqve, ndërtimeve përmes partneritetit publiko-privat, funksionalizimin e qendrave të mjekësisë familjare nëpër të gjitha fshatrat e mëdha të komunës, projekte për zhvillim të turizmit malor, shëtitore në zona malore, përfundimi i palestrës sportive në qytet, objektin e Komunës së Re, spital të mushkërive në bjeshkët e Dardanës, trafo e energjisë elektrike në Sfircë dhe lagjja e Oranëve në Busavatë, ndriçimi i rrugës në fshatin Kopërnicë, asfaltimin e rrugëve lokale në qytet dhe nëpër fshatra, rregullimi i sistemit të kanalizimit nga i cili banorët e fshatrave Koretin dhe Topanicë po rrezikohen nga ndonjë epidemi vdekjeprurëse, hapja e një rruge në Koretin ku janë të bllokuar 500 hektar tokë punuese, sjellja e investitorëve në fusha të ndryshme prodhuese për gjenerim të punësimit, hapja e fabrikës së kërpudhave dhe projekte të shumta të tjera të premtuara me partnerët tuaj në bashkëqeverisje, të cilat si duket do të mbahen mend si rrena mbi bazën e të cilave ju e morët pushtetin dhe po e sundoni qytetarin!”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...