30 Dhjetor 2016 - 15:31
Ai tha se me Buxhetin e miratuar për vitin 2016, ka realizuar projektet e planifikuara në investimet kapitale, që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës në interes të qytetarëve dhe përmirësimit të kushteve të jetës.
Në kuadër të investimeve për ofrim të shërbimeve më efikase administrative për qytetarët, Veliu tha se është ndërtuar objekti i gjendjes civile në Orllan, kurse është në fazën e fillimit të punimeve objekti i gjendjes civile në Lluzhan.
“Janë realizuar gjithsej 26 projekte të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugëve në qytet dhe 20 fshatra të Komunës së Podujevës, me një gjatësi prej mbi 50 km dhe ndërtimi i një ure. Gjithashtu janë realizuar projekte në mbrojtjen e mjedisit. Ka filluar realizmi i projektit të zgjerimit dhe rregullimit të shtratit të lumit Llap në qytet në gjatësi prej 1,2 km”, tha Veliu.
Më tej ai prezantoi projektet e realizuara në sektorin e Shërbimeve Publike në investimet kapitale. “Janë ndërtuar 39,5 km të rrjetit të kanalizimit dhe kolektorëve. Janë ndërtuar pesë ura. Janë ndërtuar 10 mijë metra katror trotuare me kubëza, ose 8.2 km gjatësi. Është bërë zgjerimi dhe pastrimi i shtretërve të lumenjve në një gjatësi prej 19, 8 km. Vendosje e ndriçimit publik në disa rrugë të qytetit”, tha kryetari.
“Në sektorin e Bujqësisë kemi përkrahur 45 fermerë me sistem të ujitjes pikë-pikë, 110 bletarë me nga 5 shoqëri bletësh dhe 70 fermerë me sera”, tha ai.
Veliu tha se janë ndërtuar terrene sportive në tri shkolla, rrethojat e oborreve në tri shkolla si dhe janë riparuar kulmet dhe ulluqet e 11 shkollave si dhe është instaluar ngrohja qendrore në një shkollë dhe në dy të tjera janë ndërruar kaldajat. Ndërsa për 111 studentë dhe 81 nxënës janë ndarë bursa.
Kryetari Veliu përmendi edhe investimet në sektorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku janë bërë investime në ofrimin e shërbimeve më cilësore mjekësore, por edhe në përmirësimin e gjendjes sociale, tha ndër të tjera Veliu .
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...