KFOR i interesuar për situatën e sigurisë në Klinë

30 Dhjetor 2016 - 14:04      

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota priti sot komandantin e Detashmentit të Përbashkët Regjional të KFOR-it JRD-C kolonel Randacia me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në komunën e Klinës, bashkëpunimin në mes komunës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, rrjedhën e realizimit të projekteve dhe bashkëpunimin në mes komunës dhe KFOR-it, njofton kumtesa komunale.

Bashota e ka njoftuar kolonelin italian Randacia me resurset natyrore dhe nëntokësore që ka Komuna e Klinës me theks të veçante për vendet atraktive që mundësojnë zhvillimin e turizmit pastaj tokën bujqësore dhe rezervat e thëngjillit dhe linjitit.

Bashota, njoftoi edhe për ecurinë në realizimin e projektit të sheshit në Klinë dhe investimet që janë bërë në infrastrukturën shkollore, rrugore, sportive, ujore e tjera që kanë ndikuar në mirëqenien e qytetarëve. Ishte një vlerësim i përbashkët se situata e sigurisë në komunën e Klinës është e mire dhe se gjithë qytetarët pa dallim lëvizin lirshëm. Edhe marrëdhëniet ndërfetare në ketë komunë janë shumë të mira dhe festat fetare kremtohen bashkërisht nga besimtarët mysliman dhe katolik.

Kolonel Randacia e ka falënderuar Bashotën për punën që po bën dhe ka premtuar përkrahjen e KFOR-it në krijimin e një ambienti sa me të sigurt për të gjithë qytetarët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...