29 Dhjetor 2016 - 11:53
Bazuar në të dhënat statistikore, drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka raportuar se “objektivat e përcaktuara për këtë vit janë realizuar në shkallën mbi 80 për qind”, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, në fillim ë këtij viti Drejtoria rajonale bashkë me njësitë dhe stacionet policore përmes dy strategjive; atë të policimit në bashkësi dhe policisë së udhëhequr nga inteligjenca, ka përcaktuar objektivat si në vijim: shtimi i aktiviteteve policore, uljen e trendit të krimit për 3 për qind, ngritjen e zbulueshmërisë për 3 për qind, realizimin e urdhëresave për plus 3 për qind, uljen e aksidenteve të komunikacionit për 5 për qind, etj.
Udhëheqësi i Policisë Rajonale të Prizrenit ka theksuar se krahasuar me vitin e kaluar, në 2016-n janë regjistruar 292 raste më shumë të aksidenteve në trafik apo 17 për qind më shumë, por që ka pasur më pak aksidente fatale, pra vetëm 5 sivjet në krahasim me 9 rastet e vitit 2015. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...