29 Dhjetor 2016 - 09:45
Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie në Lipjan, banorët e këtij fshati nuk e paguajnë me rregull ujin e shpenzuar, madje shpeshherë po e keqpërdorin atë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë në këtë fshat prej më shumë se 3 ditësh kanë ndodhur edhe disa defekte të rrjetit, të cilat nuk janë riparuar nga askush.
Nga ana tjetër banorët thonë se kompania duhet të aplikojë masa ndëshkuese dhe duhet të bëjë shkyçje individuale për konsumatorët që nuk i bëjnë pagesat sepse, në mesin e tyre ka dhjetëra të cilët janë pagues të rregullt.
Një gjë e tillë është e qartësuar edhe në bazë të Ligjit të ujërave që shkyçjet kolektive nuk mund të aplikohen në raste të tilla. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...