Drejtoresha e kulturës akuzohet për manipulim të të rinjve

29 Dhjetor 2016 - 09:40      

Akuza të rënda janë bërë në adresë të drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mrikë Thaçi, kur po diskutohej për propozimin e Rregullores për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Podujevë.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Haki Rudari, e ka akuzuar Thaçin se kur ishin zgjedhjet për Forumin e Gruas së LDK-së (sivjet), i kishte marrë në një takim tri nxënëse të klasës së 9-të në fshatin Shajkofc, shkruan sot Koha Ditore.

Mrikë Thaçi që nuk kishte folur shumë as në prezantimin e kësaj pike, nuk ka dalë në foltore për ta mohuar një gjë të tillë. Të gjithë folësit pas saj kishin kërkuar që rinia të mos politizohej.

Fidan Rekaliu, që ka folur në emër të Grupit të LDK-së, ka thënë se e përkrahin këtë rregullore. Sipas tij, kjo është njëra ndër Rregulloret më të rëndësishme të Komunës, pasi, siç ka thënë ai, ka të bëjë me rininë. Rekaliu gjithashtu ka thënë se KVRL-ja nuk përfaqëson asnjë grup politik.

Me konstatimin e Rekaliut nuk është pajtuar këshilltari i PDK-së, Flakront Gashi, edhe pse ka thënë se do ta përkrahin këtë këshill. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...