29 Dhjetor 2016 - 09:27
Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Haziri, ka thënë se aktivitetet e tilla janë të nevojshme në shërbim të gëzimit të përbashkët të gjithë fëmijëve, posaçërisht atyre që kanë ngecje në zhvillim, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa Mursel Zymberi, drejtori i Qendrës së Punës Sociale, ka potencuar se çdo mbështetje e rasteve të shoqërisë sonë është pozitive. Mirëpo, dhuratat për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale janë të veçanta. Ai ka thënë se Komuna, në bashkëpunim me donatorët, këtë vit u ka shpërndarë 2 mijë e 300 paketa ushqimore dhe veshmbathje familjeve në nevojë.
Ndërsa, në emër të Bordit të prindërve nga tri çerdhet e qytetit, Drita Maliqi, ka thënë se qëllimi është edukimi i fëmijëve tanë në frymën e humanitetit dhe ky aktivitet simbolik është me qëllim të gëzimit të fëmijëve tanë në përgjithësi pa asnjë dallim.
Aktiviteti është përgatitur nga edukatoret e çerdheve bashkë me prindërit dhe ka nisur nga qendra “PEMA”, Qendra e Punës Sociale, shoqata “Hendikos”, ajo e Shurdhmemecëve, e të Verbërve. Dhurata u janë shpërndarë fëmijëve të Çerdhes në fshatin Shillovë, të shkollës së Poneshit asaj të Cërrnicës dhe fëmijëve të komunitetit RAE.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...