Njoftim me rëndësi për qytetarët e Rahovecit

29 Dhjetor 2016 - 09:02      

Duke u bazuar në Ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme, nenet 15, 20 dhe 21, Drejtoria për Buxhet dhe Financa - Zyra e tatimit në pronë, njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Rahovecit se afati ligjor për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë përfundon me datën 31 dhjetor 2016.

“Nëse ju deri me këtë datë e paguani tatimin në pronë për vitin 2016, ju do t’ju shmangni dënimit prej 10% të obligimit tatimor dhe kamatës prej 1%, e cila llogaritet në baza mujore”, thuhet në njoftimin për media të kësaj Zyre.

“Inkurajojmë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrën e tatimit në pronë, ku mund të njoftoheni me obligimet e juaja tatimore dhe ju sugjerojmë që t’i kryeni obligimet tatimore, përndryshe në rast të mos kryerjes së këtyre obligimeve deri në fund të këtij viti, atëherë në mënyrë automatike do të ju bëhet llogaritja e dënimit dhe kamatës”, thuhet më tej aty.

Kjo Zyrë ka treguar edhe pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë.

“Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju do të bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj. Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, parqeve , ndriçimin publik dhe rregullimin e trotuarëve. Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit! Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime në vendin tuaj!”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...