28 Dhjetor 2016 - 18:51
Nëpërmjet një reagimi, të cilin ia kanë dërguar gazetës, ata kanë thënë se kjo kishte ndodhur për shkak të keqmenaxhimit të zyrtarëve përgjegjës, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Podujeva.
“Është fundi i vitit dhe tani janë në trend dhuratat dhe ndihmat e ndryshme nga organizata të shumta humanitare, qoftë për të ndihmuar njerëz në nevojë e herë- herë besa edhe për përftime nga më të ndryshmet. Me sa duket këtij trendi nuk mundi t’i rezistojë as Ministria e shëndetësisë e cila e mori rolin e këtyre organizatave humanitare qoftë për ta ndihmuar Drejtorinë Shëndetësisë në Podujevë e qoftë për ‘pak’ marketing politik”, thuhet në reagimin e Degës së AAK-së në Podujevë. “Përderisa qendrave të mjekësisë familjare gjatë gjithë vitit iu mungojnë gjërat elementare për të mbrojtur shëndetin e popullatës, përgjegjësi kjo e ndarë në mes te Drejtorisë Komunale dhe Ministrisë së Shëndetësisë, tash na del se babadimri nga Ministria e Shëndetësisë paska dhënë ‘donacion’ mjete për nevoja të mjekësisë familjare për komunën tonë”.
Sipas zyrtarëve të AAK-së Ligji nr.04/L-125 për Shëndetësi i obligon institucionet lokale dhe qendrore për furnizim me mjete të nevojshme.
“Këto mjete të nevojshme për mbrojtën e shëndetit tonë kanë mbetur nëpër depot e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë gjithë vitit për shkakun e keqmenxhimit të njerëzve që menaxhojnë qoftë Drejtorinë Komunale, qoftë në Ministri, përderisa kanë qenë të nevojshme gjatë gjithë kohës për mbrojtjen e shëndetit tonë”, thuhet më tej në reagim. “Roli dhe përgjegjësia e Drejtorisë Komunale dhe Ministrisë se Shëndetësisë është i përcaktuar me ligjin Nr. 04/L-125 dhe ky ligj i obligon organet përgjegjëse për furnizimin me mjete të nevojshme institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit. Mbrojta e shëndetit është e drejtë e mbrojtur me këtë ligj dhe në asnjë formë të mundshme pushteti këtë obligim që e ka për qytetarët nuk guxon ta tjetërsojë”.
Në fund, zyrtarët e AAK-së kanë thënë se i gëzohen faktit që më në fund shëndetësia në Podujevë do jetë më e furnizuar për ca kohë.
“Por nëse Ministria dhe Drejtoria e Shëndetësisë e bën furnizimin në këtë mënyrë duke mos e respektuar ligjin atëherë mjerë pacientët dhe qytetarët e Kosovës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...