Veseli viziton objektin banesor për 17 familje në Stantërg, thotë se Kosova mund të jetë si Zvicra

28 Dhjetor 2016 - 16:53      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot objektin banesor në Stantërg të Mitrovicës, të ndërtuar për 17 familje në nevojë, në të cilin janë duke u realizuar punimet përfundimtare.

Veseli ka thënë se ndihej më lehtë emocionalisht, pasi kishte vizituar më herët këto familje që ishin në gjendje të rëndë dhe tash kur ka parë se është ndërtuar një objekt banesor, transmeton Koha.net.

"Këto familje do të vendosen shumë shpejt në banesat e reja, me kushte sipas standardeve evropiane. Për mua ishte lehtësim shpirtëror kur u futa këtu, sepse këto familje i kam vizituar edhe më parë, në ambientet me kushte jashtëzakonisht të renda jetese", theksoi Veseli, duke shtuar se ky objekt nuk mund të finalizohej pa mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë dhe të Kuvendit.

Veseli ka thënë më tej se nuk është vështirë të mbahen premtimet, duke shtuar se Kosova mund të bëhet Zvicra e Ballkanit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...