Komuna e Gjilanit ndan dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

28 Dhjetor 2016 - 15:19      

Me moton “Me shumë dashuri nga unë për ty”, nga fëmijët, për fëmijët në nevojë, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan sot janë ndarë dhuratat për festat e fundvitit.

Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Haziri, ka thënë se aktivitete të tilla janë të nevojshme dhe gjithnjë në shërbim të gëzimit të përbashkët të të gjithë fëmijëve të Gjilanit.

Ndërsa në fjalën e tij drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi ka thënë se çdo mbështetje e rasteve të shoqërisë sonë është pozitive, mirëpo dhuratat për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale janë të veçanta dhe shumë të rëndësishme.

Zymberi ka thënë se Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorët këtë vit ka shpërndarë mbi 2300 pako ushqimore dhe veshmbathje për familjet në nevojë.

Ndërsa, në emër të bordit të fëmijëve nga tri çerdhet e qytetit, Drita Maliqi, ka thënë se qëllimi është edukimi i fëmijëve tanë në frymën e humanitetit dhe ky aktivitet simbolik, është me qëllim të gëzimit të fëmijëve tanë në përgjithësi pa asnjë dallim.

Ndryshe aktiviteti i sotëm i përgatitur nga edukatoret nëpër çerdhe, së bashku me prindërit dhe fëmijët ka nisur nga qendra “PEMA”, pastaj, në Qendrën për Punë Sociale, shoqatën Hendikos, Shurdh memecëve, të verbërve, për të vazhduar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, si dhe nga fëmijët e Çerdhes nga fshati Shillovë, do të dhurojnë pako për fëmijët e shkollës në fshatin Ponesh dhe Cërrnicë dhe në këtë akt solemn do të shpërndahen dhurata edhe për fëmijët e komunitetit RAE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...