Foto: Koha

Lokalet e Komunës në Prizren jepen me qira për 4 vjet

28 Dhjetor 2016 - 10:55      

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së konkursit, përkatësisht ankandit publik për dhënie në shfrytëzim me qira të lokaleve që janë pronë komunale.

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi, shkurtimisht ka sqaruar se bëhet fjalë për lokalet, ku shfrytëzuesit e deritanishëm nuk i kanë kryer obligimet, prandaj dhe janë anuluar kontratat dhe të njëjtat do të jepen me qira, shkruan sot “Koha Ditore”.

"Kërkesa është që pasi KK-ja të marrë vendim, të obligohet Komisioni për dhënien e pronës komunale që të zhvillojë procedurat për shpalljen e ofertuesit më të volitshëm në ankand, që këto lokale të jepen me qira. Bëhet fjalë për lokalet që nuk i kanë paguar qiratë. Të njëjtat janë mbyllë dhe tani do të jepen me qira te shfrytëzuesit e rinj", ka thënë kryesuesi Gashi.

Anëtarët e KK-së në seancën e fundit nuk kanë diskutuar për këtë çështje, por propozim-vendimi direkt është hedhur në votim. Në favor të shpalljes së ankandit publik kanë votuar 26 këshilltarë, 2 kanë qenë kundër dhe 6 kanë abstenuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...