Rrugët e Rugovës pa operator mirëmbajtjeje në kushte dimri

28 Dhjetor 2016 - 09:17      

Rrugët lokale të 14 fshatrave të trevës së Rugovës i kanë hyrë dimrit pa operator që do të përkujdesej për heqje bore e akulli.

Tenderi i shpallur në fillim të muajit dhjetor është anuluar nga Zyra komunale e prokurimit dhe mbetet që në janar të shpallet sërish tenderi për pastrimin e rrugëve në Rugovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arsyeja e anulimit të tenderit, sipas Zyrës së Prokurimit, ka qenë se në këtë tender ofertat e operatorëve të përgjegjshëm kanë përmbajtur çmime më të larta sesa shuma e planifikuar nga Komuna dhe e cekur në tenderin e publikuar.

“Në tender kanë konkurruar dy operatorë dhe njëri e ka tejkaluar masën buxhetore që na e kemi planifikuar, kurse operatori tjetër ka pas gabime aritmetikore”, tregon Xhemë Berisha, menaxher i Zyrës komunale të prokurimit, arsyen e anulimit të tenderit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...