28 Dhjetor 2016 - 08:46
Kryetari i LVV-së në këtë komunë, Bajram Ajeti, ka thënë se në këto dhjetëra fotografi, që i kishin vendosur në hapësirat e gjelbra përskaj trotuarit në qendër të qytetit, nuk kanë mundur të pasqyrojnë tërë keqqeverisjen e kryetarit të Komunës, Agim Veliu, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Qytetarëve të Llapit iu ka dashur një kryetar që di, mundet dhe mbi të gjitha të ketë interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe në shërbim të tyre dhe jo interesin personal për t’u pasuruar në dëm të qytetarëve, siç e ka kryetarin Administrata komunale. Së pari nuk banon fare në Podujevë, por në Prishtinë, bën shpenzime marramendëse të udhëtimit, sepse bën 140 km në ditë”, ka thënë Bajram Ajeti me rastin e hapjes së kësaj ekspozite.
Kur kërkoi votën e qytetarëve llapjanë, kryetari i LVV-së në Podujevë, ka thënë se Agim Veliu premtoi se do ta zhvillonte ekonomikisht Llapin, do ta ulte papunësinë, do të realizonte zonën industriale apo ekonomike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...