Banka Botërore donacion në vlerë 21 mijë euro Drejtorisë për Gjeodezi në Rahovec

27 Dhjetor 2016 - 13:45      

Banka Botërore, përmes Agjencisë për Kadastër të Kosovës, ka dhënë një donacion për Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Rahovecit me vlerë 21 mijë e 600 euro.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të këtij donacioni janë pajisje elektronike siç janë kompjuter, printer , tavolina për punë dhe pajisje tjera të cilët do të ju hynë në punë punëtorëve të kësaj drejtorie, transmeton Koha.net.

Kujtim Popaj, drejtor i kësaj Drejtorie në Rahovec, shprehët i kënaqur me donacionin e marrë nga Banka Botërore dhe thotë se pajisjet elektronike të cilat janë marrë si donacion, do të ju lehtësojnë punën të gjithë punëtorëve, pasi që deri me tani thotë se kanë punuar me kompjuter mjaft të vjetër.

“Me kompjuterët e ri dhe pajisjet tjera të reja, sigurisht që do të jemi me efikas në kryerjen e punëve të cilat janë në kuadër të drejtorisë për GJKP”, ka thënë Popaj.

Popaj shprehet se gjatë këtij viti janë marrë edhe me rregullimin e arkivës së drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, që ka lehtësuar punën dukshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...