27 Dhjetor 2016 - 12:19
Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit të krijuar në mes të Komunës së Podujevës dhe Bashkisë Westerstede të Gjermanisë, nga qyteti gjerman në Podujevë ka arritur një kamion me ndihma në pajisje dhe inventar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe për disa shkolla.
“Falë angazhimit të bashkatdhetarit Sami Vokrri, i cili është angazhuar për grumbullimin e donacionit në Westerstede, kontingjenti me ndihma përmban më shumë se 100 banka dhe tavolina shkollore, 65 karrige, 10 shtretër spitalor, një aparat për anestezion, një vitrinë dhe një dollap për barnatore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës, raporton Koha.net.
Për kontributin e dhënë në grumbullimin e ndihmave për Podujevën, Vokrri falënderon kryetarin e Bashkisë Westerstede, Klaus Gross dhe drejtorin e spitalit në Westerstede.
Westerstede edhe më herët ka ndihmuar Komunën e Podujevës me pajisje dhe inventar për shkolla dhe QKMF-në si dhe me një automjet për Brigadën e Zjarrfikësve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...