
27 Dhjetor 2016 - 11:05
Në atë hapësirë që kurrë nuk është shfrytëzuar prej që është ndërtuar shkolla nga vetë komuniteti në mesin e viteve ’80-të, nxënësit do të kenë mundësi të praktikojnë mësimin në dy kabinete të reja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Burim Hadergjonaj, drejtor i shkollës fillore “Dëshmorët e Vokshit”, ka thënë të hënën se në podrumin e shkollës aktualisht janë duke u kryer punimet rinovuese.
“Bodrumi nuk është shfrytëzuar asnjëherë nga shkolla prej që është ndërtuar dhe ai mbushej gjithherë me ujë sa herë që binte shi, pasi nuk ka pasur drenazh e as izolim. E tashti këto të dyja po punohen”, thotë Hadergjonaj.
Hyrja e bodrumit nga jashtë është mbyllur dhe tashti sipas tij është hapur një hyrje tjetër me shkallë për në podrum nga brenda korridorit të shkollës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...