Foto: Koha / arkiv

Nënkalimi – deponi mbeturinash

27 Dhjetor 2016 - 10:40      

Kompania “Pastërtia” ka dështuar ta mirëmbajë nënkalimin në rrugën e Varoshit. Ky nënkalim shfrytëzohet pak nga qytetarët, ndaj është bërë deponi e mbeturinave.

“Kemi kërkuar që ajo pikë të vizitohet sa më shumë edhe nga Policia sepse shumë të rinj e të reja po qëndrojnë gjatë orëve të vona të natës, andaj fillimisht është mirë të largohen mbeturinat e pastaj të rregullohet ndriçimi publik dhe të mirëmbahet nga organet kompetente”, është ankuar Arben Ademi, qytetar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë nënkalim shqetësime kanë ngritur edhe zyrtarë të kompanisë “Pastërtia”, të cilët kanë sugjeruar qytetarët që mos të hedhin mbeturina dhe njëkohësisht ta ruajnë pronën publike.

“Ajo pikë e nënkalimit ka telashe, por jo për faj të kompanisë, sepse ne e pastrojmë çdo ditë, mirëpo qytetarët në vend se ta përdorin për çka është destinuar, fatkeqësisht e shfrytëzojnë për ‘banja publike’. Ne kemi kërkuar nga inspektorati komunal i mjedisit, por edhe nga policia që të ndërmarrin masa, meqë përveç po na e rrit koston neve si kompani, ajo po na e prishë edhe imazhin, sikur akuzat e shumta të pavend që adresohen tek ne”, ka thënë Arbër Ibrahimi zyrtar për informim në kompaninë “Pastërtia” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...