Foto: Koha

Banorët e 3 lagjeve me peticion kërkojnë masa mbrojtëse në rrugë

27 Dhjetor 2016 - 10:15      

Ka më tepër se tre muaj që kur banorët e disa pjesëve të lagjeve “7 Shtatori”, Fidanishte” dhe “Xhemajl Kada” kanë dorëzuar në komunë një peticion me kërkesë për vendosjen e pengesave trup rrugës me katër shirita.

Kjo rrugë kalon nëpër këto lagje prej rrethrrotullimit poshtë stacionit të autobusëve e deri te rrethrrotullimi tjetër rrugor afër Shkollës së Mesme Ekonomike, ku lidhen rruga e transitit dhe magjistralet për Mitrovicë dhe Rozhajë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prej që është zgjeruar nga komuna para katër vjetësh ajo rrugë në katër shirita, në të cilën lidhen shumë rrugë të tri lagjeve, banorët e atyre vendbanimeve nuk janë ndier më të sigurt për shkak të shpejtësisë së madhe të makinave që lëvizin nëpër të, ndonëse shpejtësia është e kufizuar në 40 kilometra në orë.

Deri tashti këta katër vjet kanë ndodhur disa aksidente me fatalitet, në mesin e tyre viktima kanë qenë edhe fëmijët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...