Foto: Koha

Planifikohet zhvendosja e Stacionit të Autobusëve në një lokacion tjetër

27 Dhjetor 2016 - 09:43      

Autoritetet komunale vlerësojnë se zhvendosja e Stacionit të Autobusëve në një hapësirë tjetër është e nevojshme pas fillimit të ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, ngjitas me stacionin.

Në projeksionet e komunës Stacioni i ri i Autobusëve do të dislokohet në hapësirën komunale të cilën e shfrytëzon Forca e Sigurisë e Kosovës, mirëpo pasi FSK-ja të lirojë atë pjesë dhe të vendoset në një hapësirë tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu në këtë pjesë është paraparë edhe ndërtimi i kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”. Ndërsa edhe vetë kryeministri Isa Mustafa në Gjilan kishte shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës që të gjendet një zgjidhje për dislokimin e FSK-së në një hapësirë tjetër dhe të krijohet hapësira e nevojshme për kampusin e Universitetit një proces që sipas tij është në shqyrtim e sipër.

Ndërsa autoritetet komunale të Gjilanit vlerësojnë se zhvendosja e Stacionit të Autobusëve në një lokacion tjetër mundëson edhe krijimin e një hapësire më të madhe për QKMF-në e cila do të ndërtohet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...