Foto: Koha

Vetëvendosje: Qeverisje e dështuar e Mujës më 2016

27 Dhjetor 2016 - 09:05      

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren nëpërmjet një aksioni simbolik kanë shpalosur projektet e dështuara të qeverisë lokale, teksa vitin 2016 e kanë cilësuar si të rëndë për qytetarët e kësaj komune.

Sipas tyre, keqqeverisja dhe keqmenaxhimi edhe sivjet kanë qenë të pranishme në punën e ekzekutivit komunal, i cili në vend se të ofronte mirëqenie për qytetarët ka sjellë pasurimin e politikanëve lokalë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi vendosur ta mbyllim vitin duke i ekspozuar dështimet dhe projektet e dështuara të qeverisë lokale, për faktin se viti 2016 ka qenë një ndër vitet më të rënda për Kosovën, veçanërisht për Prizrenin”, ka thënë kreu i qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi.

Ai ka shtuar se skandalet e qeverisë së Ramadan Mujës kanë qenë të shumta dhe ka veçuar vdekjen e trevjeçares si pasojë e keqqeverisjes së zyrtarëve të lartë të këtij ekzekutivi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...