Foto: Koha / arkiv

VV-ja kritikon qeverisjen lokale për degradim arsimi

27 Dhjetor 2016 - 08:36      

Lëvizja Vetëvendosje në Viti me një komunikatë shtypi ka kritikuar qeverisjen lokale për 2016. Veçanërisht për shkelje ligji në arsim dhe administratë.

“Fusha e arsimit është karakterizuar me konkurse të cilat u janë përshtatur familjarëve të pushtetarëve dhe militantëve të subjektit të LDK-së, e cila qeveris komunën”, thuhet në komunikatë.

Sipas VV-së, për këtë çështje kishte reaguar edhe institucioni i Avokatit të Popullit, i cili kishte dhënë vërejtje lidhur me kriteret të cilat ishin vendosur në konkurse, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Çka mund të presim prej kësaj fushe, kur në raportin e institucionit të Avokatit të Popullit, Vitia prin ose është në mesin e komunave që dominohet prej parregullsive dhe manipulime me kuadrin arsimor. Parregullsitë kanë nisur qysh prej formimit të komisioneve për intervistime kandidatësh. Kandidatit vendës, kandidati që jeton ku gjendet shkolla, i caktohet 1 pikë paraprakisht”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu ky subjekt politik ka akuzuar edhe për politizim të administratës komunale si shërbimet të dobëta ndaj qytetarëve dhe shpallje dhe punësime sipas preferencave politike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...