26 Dhjetor 2016 - 21:27
Në hyrje të fshatit Topliqan i Ri, para 2 ditësh, është vjedhur kapaku i kësaj pusete, e cila është e thellë mbi 2 metra, raporton KTV.
Qarkullimi i rrugës së fshatit është i madh dhe banorët thonë se vendndodhja e kësaj pusete është e fshehur, duke rritur kështu rrezikun për kalimtarët e rastit.
Por edhe në pjesët tjera brenda qytetit të Lipjanit, pusetat nuk i kanë kapakët.
Në mungesë të kapakëve, ato janë mbuluara me dërrasa.
E nga komuna e Lipjanit thonë se kjo situatë po përsëritet mjaft shpesh.
Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Heset Sahiti, i ka thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit, se shumë shpejt komuna do të vendosë kapakët adekuatë në puseta.
Sahiti kërkon edhe ndihmën e qytetarëve që në rast se identifikojnë rastet e tilla t’i paraqesin ato në organet komunale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Qytetarët e Lipjanit të shqetësuar nga vjedhja... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...