Foto: Koha

Kërkohet instalimi i kamerave vëzhguese në hapësira shkollore

26 Dhjetor 2016 - 10:20      

Prindërit e nxënësve dhe drejtues të shkollës “Gjon Serreqi” të Ferizajt vazhdojnë të ndihen të shqetësuar për nivelin e ultë të sigurisë brenda hapësirave shkollore.

Një reagim i tillë është ngritur pas rastit të fundit në këtë shkollë derisa ditë më parë një i dyshimtë si “pedofil” rreth 20- vjeçar ka tentuar ta rrëmbente një nxënës të klasës së parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i kësaj shkolle Milazim Dërguti, thotë se disa herë ka kërkuar nga komuna instalimin e kamerave të sigurisë dhe punësimin e rojave, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar për shkak të mungesës buxhetore.

“Në shkollën tonë mësojnë rreth 2.500 nxënës, ndërkohë siguria është shumë e ultë për shkak se kemi qarkullim të madh të nxënësve dhe prindërve të cilët i sjellin dhe i marrin fëmijët e tyre.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...